Denoncimi te Berisha/Tahiri ka mashtruar drejtesine dhe parlamentin,babai i tij nuk ishte ne Gjermani

0
1466

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë sot në lidhje me largimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Shqipëria. Në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se Tahiri ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin.

 

 

Duke iu referuar oficerit dixhita, Berisha thotë se Tahiri ka qëndruar në Gjermani nga data 17 deri në datën 20 nëntor dhe se gjatë kësaj kohe babai i tij ka qenë në Shqipëri.

Ndërkohë që pas publikimit të lajmit për daljen e ish-ministrit nën hetim, u tha se kishte shkuar në Gjermani për arsye familjare, duke iu referuar problemeve shëndetësore të babait të tij.

STATUSI I BERISHËS
Saimir Trafiku ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin!
Oficeri dixhital denoncon:
-mashtrimin kriminal të Saimir Trafikut për motivin e largimit të tij në Gjermani në kundërshtim dhe thyerje flagrante të kushtetutës dhe vendimit të parlamentit. Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafikut ka qenë në Gjermani nga data 17 deri më datën 20 nëntor dhe, po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri në këto data nuk ka qenë fare në Gjermani por vetëm në Shqipëri.

Edhe njëherë bëj thirrje t’i hiqet menjëherë mandati këtij trafikanti gangster.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Përshëndetje Doktor. Sipas sistemit TIMS Saimir Tahiri ka qenë në Gjermani nga data 17 deri 20 nëntor. Por në këtë kohe babai i tij Bashkimi ka qenë në Shqipëri e jo në Gjermani siç deklaron ai.”

Sali Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here