Mbledhja me dyer te mbyllura-Propozimi i Shehut per kanabisin shmang diskutimet ne grup

0
880

Propozimi i Tritan Shehut për të amnistuar kultivuesit e thjeshtë të kabanisit gjeti të papërgatitur demokratët, në një kohë kur luftën kundër kanabisit e kanë kthyer në “kalin e betejës”, ndaj mazhorancës.

I pari që foli për këtë temë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit ishte Lulzim Basha, i cili e vlerësoi tërësisht si personal qëndrimin e Tritan Shehut dhe u kërkoi të tijëve të flasin për çështje që i takojnë grupit.

Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili mori fjalën pas kryetarit demokrat shprehu mosdakortësinë e tij me kolegun Shehu, duke i cilësuar deklaratat e tij të papranueshme.

Për kryerepublikanin qendrimet e ligjvënësve demokratë duhet të jenë të konsultura politikisht dhe jo personale për sa kohë gëzojnë mandat deputeti.

Burimet bëjnë me dije se kryedemokrati Basha shmangu replikat mes Fatmir Mediut dhe Tritan Shehut në grup, me këmbënguljen se qëndrimi i demokratit ishte krejt personal e duke lënë të kuptohet se nëse në të ardhmen do të kërkojë mbështetjen e grupit për një nismë ligjore, nuk do e ketë.

I gjithë diskutimi u zhvillua pak kohë para se Tritan Shehu të ripërseriste statusin e berë në rrjetet sociale edhe një herë publikisht për mediat.

Ai nuk dha detaje nëse propozimi i tij do të kthehet në të ardhmen në nismë ligjore, por nëse ndodh, ajo që dihet me siguri është se firma e kryetarit të tij do të mungojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here