Familja në Fushë Milot të Kurbinit në varfëri ekstreme, apelojnë për ndihmë

0
898

KURBIN– Familja Veseli në Fushë Milot të Kurbinit jeton ne varfëri ekstreme. 8 anëtarët e kësaj familje presin rrogën e vogël qe siguron kryefamiljari në një fabrikë. Paga nuk mjafton për të ushqyer 8 gojë, as per t’i veshur në ketë prag dimri. Asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka një krevat për të fjetur, ndërsa banesa e tyre është krejtësisht e rrënuar.

Duket se për këtë familje akrepat kanë ndalur në mesjete. I zoti i shtëpisë thotë se nuk ia del dot te jetojë me punë të ndershme për të mbajtur familjen.

Djemtë me të rritur përpiqen që të ndihmojnë familjen duke mbledhur hekurishtëve për t’i shitur më pas për skrap. Ndërsa e zonja e shtëpisë tregon se përpiqet që të shesë frutat e stinës me shpresën për të sjellë ca qindarka më shumë.

Deri me sot bashkia e Kurbinit është treguar indiferente edhe pas disa kërkesave te përsëritura nga kryefamiljari për t’i ardhur në ndihmë.
familja fushe arrez

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here