Sunday, April 28, 2024
Home Aktualitet Vlahutin në Mirditë: Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë...

Vlahutin në Mirditë: Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj

0
872

Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto insitucione janë fuqia me themelore e një shteti. Kështu u shpreh nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin e cila vizitoi këndin e Bashkimit Europian të hapur në ambientet e Bashkisë Mirditë.

Ne fjalen e sajë Vlahutin ka garantuar se BE do ta mbështese Mirditen me grande.

Vlahutin: “Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive. Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjme një liste me prioritet për Bashkinë tuaj dhe tju ndihmojme jo vetem me grandë por që të keni të gjithë kapacitet e duhuara për të marrë fondet e BE-së. Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qënë më afer qytetareve këto insitucione janë fuqia themelore e një shteti” 

Kryetari i Bashkise Mirditë Ndrec Dedaj tha se gjatë takimit me amasadoren e ka njohur me të gjitha problematikat dhe sfidat që ka kjo njesi vendore.

Kendi i Bashkimit Europian do te jete një mundesi e mirë për qytetarët, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile për informacion, orientim, dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here