Xhaçka takon komandantin e Misionit të NATO-s në Afganistan: Në 2018 rrisim praninë me 60%

0
943

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës 24 orëshe në Afganistan është takuar në Kabul me komandantin e Misionit të NATO-s në Afganistan, John Nicholson. Në takim Xhaçka konfirmoi rritje të numrit të trupave shqiptare në Afganistan.

“Në 2018, rrisim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat. Një kontingjent i Forcave Speciale do të jetë së shpejti pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane. Prej 15 vitesh Shqipëria kontribuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s”, tha Xhaçka.

Ndërsa komandanti i Misionit të NATO-s në Afganistan, John Nicholson u shpreh se marrëdhënia e NATO-s me Shqipërinë shumë e veçantë.

“Oficerë cilësorë shqiptarë janë pjesë e ekipit tim këshillues në Shtabin e NATO-s në Kabul”, tha Nicholson.

Xhacka Afganistan (2)

Vizita e ministres Xhaçka në Kabul vjen në prag të Festën së Pavarësisë dhe 105-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes është takuar edhe me efektivët shqiptarë pranë misionit të NATO-s në Kabul.
“Jeni kontribues të sigurisë në Afganistan dhe në të gjithë zonën Euro-Atlantike. Na keni zbardhur faqen e na keni bërë krenarë. Do ju gjendemi pranë përherë juve dhe familjeve tuaja”, u shpreh gjatë takimit Ministrja e Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here