Dezertimi i 4 komandove, Demiraj përplaset me ish-kreun e FA: Nëpërkëmbët dinjitetin e ushtarakëve

0
719

Dezertimi i 4 ushtarëve, të cilat pas trajnimit në Britaninë e Madhe, thyhen urdhrin dhe qëndruan aty, ka ngjallur sërish debate të mëdha. Kështu, mbrëmjen e djeshme, teksa ishin të ftuar në “Top Story”. ish-ministri Dritan Demiraj ka debatuar me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo.

Ish-ministri nuk është kursyer me akuza në drejtim të ish-paraardhëses së tij, Mimi Kodheli dhe Bazos. Sipas Demirajt, ata kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve duke hequr nga puna njerëzit me eksperiencë dhe të aftë.

“Në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna”, tha Demiraj, i cili e quajti dezertimin, një akt të rëndë turpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here