Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese në lidhje me buxhetin. Në video thuhet se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale rritet 2.3 miliardë lekë ose 5%.
Po kështu thuhet se investimet në këtë fushë do të rriten me 704 milionë lekë më shumë se vitin aktual ose 35%.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë 🏥🌹”, shkruan Rama.