Sunday, December 8, 2024
Home Politikë Kryemadhi ftesë grave: Të lëmë partitë, bashkë të largojmë Edi Ramën

Kryemadhi ftesë grave: Të lëmë partitë, bashkë të largojmë Edi Ramën

0
810

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sfidoi kryeministrin  Rama se nëse beson në Zot dhe atdhe të largohet dhe lërë të qetë shqiptarët.

Duke folur në Konventën Kombëtare të LGI, Kryemadhi tha se Shqipëria nuk mund të shpërbëhet vetëm se Kryeministri ka frikë apo i urren shqiptarët.

Kryemadhi: Ky njeri nuk mund të shpërbëjë këtë vend sepse ka frikë nga shqiptarët ose i urren ata. Nëse ky kryeministër e do Shqipërinë dhe shqiptarët, nëse ky kryeministër beson në Zot dhe atdhe atëherë të largohet dhe ti lerë të qetë shqiptarët.Zonja të nderuara. Ne nuk duhet të kemi frikë të themi të vërtetën.

Do të doja të inkurajoja të gjitha gratë dhe vajzat të mos jenë të përulura  përpara atij që paraqitet i fortë apo atij që e dhunon apo e kërcënon. Të mos harrojmë se ne mund të bëjmë ndryshimin. Ai është vetëm një. Të punojmë dhe të ndihmojmë gratë të ndihen të fuqishme kudo që janë. Secila nga ne ka të drejtën të flasi atë çfarë ndjen. Nëse ne besojmë tek vetja jonë,  atëherë ka një fije shprese. Drita jeshile është në fund të tunelit të errët në të cilën ne gjendemi. Prandaj të punojmë së bashku për të shkuar drejt kësaj shprese.

Sepse kur pushteti përdor instrumentet e tij për të shtypur të tjerët, ne të gjitha jemi të humbura prandaj nuk duhet të bëjmë kompromis me realitetin e hidhur që na serviret, por të bëjmë kompromis me veten tonë, për të thënë ajo çka ne jemi dhe të tregojmë atë çka ne mbartim. Sepse ne për këtë jemi krijuar, për të qenë vetvetja, për të qenë të vërteta dhe për të qenë gratë që drejtojnë atë që duhet. Nuk ka dje, Nuk ka nesër, por çdo ditë është është ditë e shqiptarëve, prandaj çdo ditë do të punojmë për Shqipërinë, për shqiptarë, për fëmijët dhe për familjet tona të cilat meritojnë më shumë.

Kryemadhi ftoi të gjitha gratë në vend pa dallime politike të ngrihet ndaj qeverisë që sipas saj po shkatërron familjen.

Kryemadhi: Sot është dita të lemë mënjanë ndasitë, frikërat e vogla dhe pakënaqësitë. Të harrojmë përkatësitë politike dhe partiake dhe të ngremë së bashku frymën e revoltës ndaj një qeverie që po shkatërron bërthamën e shoqërisë sonë, vlerën e vërtetë të shoqërisë tonë, Familjen.

Për interesin më të mirë, për  të ardhmen e sigurt dhe të begatë të fëmijëve shqiptarë, për të mbajtur gjallë dhe të fortë familjen tonë, le të bashkohemi në aksionin politik për të shkulur nga rrënjët narkoqeverinë e Edi Ramës.

Sot ka ardhur dita të mbrojmë familjen shqiptare me çdo kusht. Edhe pse ndoshta kryeministri nuk i kupton apo nuk i do këto vlera, Ne me energjinë, forcën dhe vullnetin tonë do ti tregojmë atij dhe gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar ende se familja dhe fëmijët tanë janë pasuria jonë më e shtrenjtë.

Këtë më mirë se kushdo e di një grua, e di një Nënë! Kjo është sfida e LGI-së, kjo është sfida e LSI-së! Kjo është sfida e të gjithë shqiptarëve, për një jetë më të mirë dhe të begatë.  Jam e sigurt që këtë betejë do ta fitojmë të gjitha së bashku, sepse shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë një Shqipëri të vërtet europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here