Reforma e ujit, Gjiknuri: Ka nisur fluksi për formalizimet

0
670

 

Ministri Damian Gjiknuri gjatë një takimi me donatorët për reformën e ujit, ka deklaruar pas nisjes së aksionit ka nisur fluksi për të formalizuar lidhjet e paligjshme. Ai theksoi se sfidë është ulja e nivelit të humbjeve në rrjet.

“Shqetësimi i madh niveli i humbjeve në rrjetin e ujit. Një menaxhim i mirë, do të sillte reduktimin e humbjeve për të rritur investimet. Paralelisht me reformën duhet një reformë për ta formalizuar sa më parë. Kemi ndërmarrë edhe aksionin për formalizimin; faza e parë 90 ditore që përfundon në 1 shkurt, ku janë ftuar qytetarët që të bëjnë formalizimin duke mos pasur penalitete. Faza e dytë do të synohet formalizimi i të gjithë sektorit.

Objektivi është që brenda 2018 cdo konsumator të jetë i pajisur me një kontratë. Aksioni do të përfshijë të gjithë institucionet. Ka filluar një fluks formalizimesh, qytetarët e kanë kuptuar se qeveria e ka marrë seriozisht. Ka cdo ditë kërkesa për lidhje të kontratave të reja.

Reforma synon; Orientim, ndarjen e përgjegjësive, krijimi i shoqërive të qëndrueshme dhe forcim i kapaciteteve njerëzore” deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here