Rudina Hajdari: “Peshqit e mëdhenj” do të kapen, por jo nga kjo qeveri!

0
751

Për deputeten demokrate Rudina Hajdari, deklarata e ambasadorit Lu ka qënë e drejtë dhe se drejtësia duhet të kapë peshqit e mëdhenj.

Ajo u shpreh besimplotë se këtë gjë mund ta bënte vetëm Vettingu, “peshqit e mëdhenj” do të kapen, por jo nga kjo qeveri teksa beson se kapja e tyre do të arrihet nga sistemi i ri që pritet të bëhet në drejtësi.

“Peshqit e mëdhenj duhen kapur patjetër, nuk duhet të ketë asnjë lloj njeriu që të veprojë mbi ligjin, sepse do ishte diçka absurde. Kam besim se do të kapen, por jo nga kjo qeveri, por kam besim se do të ndërtojmë një sistem drejtësie, sepse drejtësia e kap “peshkun”, jo qeveria”, u shpreh deputetja e PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here