Shënon 2 gola dhe kap lindjen e të birit, futbollisti 22-vjeçar në spital me uniformë

0
1179

Një histori e pazakontë dhe njëkohësisht shumë e bukur ka ndodhur mbrëmë me futbollistin e Wigan, Ryan Colclough. 22-vjeçari ishte i angazhuar në ndeshjen që ekipi i tij po luante kundër Doncaster, ndërkohë që partnerja e tij ndodhej në spital për shkak se po lindte djalin e tyre.

Ryan që shënoi 2 herë në fitoren 3-0 nuk donte t’a humbiste këtë moment dhe pasi u zëvendësua në minutën e 55-t vrapoi drejt spitalit i veshur me uniformën e klubit. Fatmirësisht ai nuk e humbi këtë çast emocionues duke u bërë dëshmitar i ardhjes së djalit të tij në këtë jetë.

Në një status në rrjetet sociale ai shkroi: ‘perfekt hat-trick’, duke iu referuar dy golave dhe lindjes së djalit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here