Gazeta prestigjioze “Libèration” shkruan per trupen e Teatrit Kombetar

0
820

Teatri Kombëtar merr pjesë për herë të parë në festivalin “Mettre en scène” në Renne të Francës me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”. Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi, u nis nga Tirana për në Rennë, më 7 Nëntor dhe pas 2 ditësh intensive provash ishte gati të jepte shfaqjen në datat 10, 11 dhe 12 nëntor 2017. Interesi i publikut francez sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar ishte shumë i lartë për këtë shfaqje dhe duartrokitje dhe ovacione të shumta shoqëruan trupën shqiptare pas përfundimit të çdo shfaqjeje. Gazeta prestigjioze “Libèration” i kushton asaj një analizë të plotë dhe të detajuar duke dërguar gazetarët e tyre në Tiranë për të intervistuar ata që bënë të mundur realizimin e këtij projekti teatror.

Teatri Kombëtar ekuivalent me Komedinë Franceze me një trupë artistike permanente, pa të ndryshonte numri i aktorëve të përhershëm nga 60 veta në periudhën e regjimit komunist, në 28 sot, madje edhe me kontrata afatshkurtra. Në fillim të viteve ’90, politika ka dominuar ndjeshëm dhe shumë artistë u bënë pjesë e parlamentit të Shqipërisë, tregon Hervin Çuli, i shkolluar në Rumani në fillim të viteve ’90. Ai ka vënë në skenë vepra nga Çehovi dhe Goldoni. “Kemi jetuar njëzet e pesë vjet tranzicion dhe sot mund të themi se gjenerata e re është ambicioze”.
Tregues i një kohe inkurajuese, vendi po njeh një bum teatrosh dhe të kompanish teatrore. Publiku i Teatrit Kombëtar është shumëfishuar këto katër a pesë vitet e fundit dhe numri i shfaqjeve është trefishuar.
Në 2016-ën, të gjitha biletat e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes” nga Shakespeare-it, “Tri Motrat” nga Çehovi dhe “Tartufi” nga Molieri janë shitur paraprakisht. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, një grua e letrave dhe përkthyese, është mbështetëse e artit.
Që prej një viti, kryeministri Edi Rama, ka shpallur hapjen e një teatri të ri në një uzinë të vjetër të pashfrytëzuar, “Turbina”. E megjithatë, ndërtesa e Teatrit Kombëtar, e destinuar për të qenë provizore, ka mbijetuar shtatëdhjetë vjet. Gjendja e saj ka degraduar në mënyrë të konsiderueshme, ka krisje, rrjedhje, shkallë që rrezikojnë të bien, mungesë ngrohjeje dhe ajri të kondicionuar. Edhe materialet brenda, lënë për të dëshiruar. Është dashur të sillen prozhektorë nga Franca për të ndriçuar ashtu si duhet “Lukrecia Borxhian”.
Në lozha, pas shfaqjes, Luiza Xhuvani, që nuk kishte shkelur në këtë skenë që prej katër vitesh, rrëfeu për rolin: “Më mundësoi të them gjëra që nuk do t’i kisha thënë dot kurrë” .
Dhe shton: “Teatri është një katarsis, Eric Vigner është një regjisor që bën teatër si të ishte film. Ai është kineast”,-përfundon Luiza Xhuvani, e cila pritet të sjellë në Greqi, rolin e Medeas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here