Saturday, April 27, 2024
Home Lajme The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm turistik

The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm turistik

0
736

Shqipëria është si pjesa që mungon në një pazëll përndryshe të kompletuar, pjesa e fundit e masës tokësore përgjatë Adriatikut që nuk është kthyer në një pikë fikse për pushimet në plazh. Kështu e vlerëson vendin tonë e përditshmja britanike The Telegraph, që i kushton një shkrim të gjatë potencialit të Shqipërisë për t’u bërë pika e fundit e turizmit detar në Europë.

E krahasuar me fqinjin jugor, Greqinë, apo atë veriperëndimor, Malin e Zi e më sipër Kroacinë, Shqipëria është thuajse e padëgjuar si destinacion, pavarësisht faktit se shtrihet përgjatë 426 kilometrave vijë bregdetare në një pozicion të përkryer, sipas The Telegraph.

Shkrimi vijon më tej me një vlerësim për kapacitetin e strehimit në zonat kryesore bregdetare si Durrësi, Vlora apo Saranda. Por sërish, është një fakt që vetëm pak turistë britanikë zgjedhin vendin tonë si destinacion për pushimet verore e kjo sipas The Thelegraph, pjesërisht kushtëzohet nga fakti se vendi ka vetëm një aeroport ndërkombëtar dhe nuk është prekur ende nga zinxhiri i fluturimeve me kosto të ulët.

Por The Telegraph vlerëson se mungesa e strehave luksoze dhe infrastrukturës së dedikuar turistike për të kënaqur edhe pushuesit e huaj që kërkojnë diçka më shumë se pushuesit vendas, ka bërë që Shqipëria të mbetet relativisht e pafrekuentuar nga vizitorët britanikë, që fare lehtë mund të zgjedhin të shkojnë në Greqi. Sidoqoftë, The Telegraph nuk harron të përmendë faktin se Shqipëria nuk po kryen më gabimet e bëra në bregdetin spanjoll, teksa vendi ka shtrënguar rregullat për lejet e ndërtimit dhe ndërtimet pa një plan të mirëfilltë urbanistik.

Shkrimi i The Telegraph mbyllet me një ftesë të hapur për ta vizituar Shqipërinë, që është e pasur edhe në vendndodhje historike që mund të rivalizojnë madje edhe Italinë, teksa vendi ka potencialin të kthehet në një nga pikat më të preferuara të turizmit në 3 apo 4 vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here