“Afera CEZ”, Taulant Balla: Dosja më e madhe e korrupsionit s’mund të mbyllet, Berisha…

0
699
Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me ndryshimin e marreveshjes se koncesionit me shoqerine "Tirana Airport Partners", e cila synon ti hape rrugen ndertimit te aeroporteve te reja ne Shqiperi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

 Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor, ku në listën e të kallëzuarve ishin edhe Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni.

Pikërisht në seancën gjyqësore që po zhvillohej sot, organi i akuzës nuk ka pasur përfaqësues, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe dëshmitari Nue Nik Kalaj.

Përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla e cilësoi qesharake mungesën e tyre, ndërsa i qëndroi tezës së tij se kjo dosje nuk do të mbyllet.

“Qesharake mungesa e Prokurorisë kur pretendon të mbyllë një prej dosjeve më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Cështja CEZ nuk do të mbyllet. Provat janë të qarta. Paratë e ryshfetit për pushtetin e Sali Berishës u paguan në sytë e publikut, 7 milionë euro”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here