Humbi kupen ne Hendboll, trajneri i kerkon falje te gjithe Shkodres/ Pa mbeshtetje eshte e veshtire

0
987

Vllaznia ne hendboll ka humbur sot kupen e Shqiperise por trajneri Artan Durro i ka kerkuar falje te gjithe Shkodres. Dicka te tile kishim shume kohe pa e pare e degjuar por Durro nuk e ka pritur mire kete rezultat. Gjithsesi ai falenderon Shkodren dhe miqt qe i japin kuroja qe ta mbaje kete sport gjalle:

Me vjen keq qe kete sezon Vllaznia edhe kupen nuk e solli ne Shkoder.Ne ndeshjen gjysemfinale ekipi i Vllaznise luajti me Kombinatin e Tiranes.Ndeshja ishte plot rivalitet dhe fale gabimeve te shumta te ekipit sidomos ne fazen sulmuese ku duhen permendur edhe tri penallti te humbura nga lojtaret tone kryesore ne fund u regjistrua rezultati 15-14 per Tiranen.Ju kerkoj ndjese ne radhe te pare shokeve te mi hendbolliste kudo qe jane dhe tifozeve,shokeve e miqve te mi qe me japin kurajo per ta mbajtur gjalle kete sport te cilin institucionet tona vendore e kane kthyer si nje sport te njerkes(sepse kur nuk ke financa dhe infrastrukture nuk ke si pret rezultate te cilat ne fale pasionit tone i kemi arritur).Me respekt trajneri i skuadres Artan Durro

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here