VIDEO/ Me muzikë e çifteli, si e kaloi darkën presidenti Meta në Medvegjë

0
766

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në qytetet shqiptare në Serbi ku u prit shumë mirë nga dhjetëra qytetarë.

Në mbrëmje kreu i shtetit shqiptar i ulur në një tryezë me banorët e Medvegjes i është bashkuar atyre në një tryezë nën tingujt e çiftelisë.

“Në Medvegje u ndjeva me mire se ne vendlindjen time. Shqiptaret ne Medvegje, Bujanoc e Presheve gjithmone ne vemendjen time. Uroj qe Beogradi te marre vendimin e duhur per pavaresine e Kosoves, ne kohen e duhur, ne interes te gjithe rajonit,” u shpreh ai.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, z.Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here