Informacion i perditesuar per situaten e drekes ne Shkoder

0
998

Shkoder, me 30.11.2017
Ora 15.00

Lenda: Informacion mbi situaten ne Shkoder

PREFEKTIT TE QARKUT SHKODER

I nderuar Z.Prefekt,

Situata ne territorin e Bashkise se Shkodres paraqitet jo problematike. Reshjet e
shiut te shoqeruara me ere te forte kane shoqeruar oret e nates dhe paraditen e sotme. Sot ne
mengjes eshte mbledhur shtabi i ernergjencave prane Bashkise se Shkodres dhe po ndjek
situaten hap pas hapi. Jemi ne gadishmeri per cdo rast.

Me ne detaje ju informojme me poshte:

I. Ne qytetin e Shkodres.

Situata paraqitet normale. Kopshtet, cerdhet dhe shkollat funksionojne normalisht.
Nuk kemi probleme persa i perket furnizirnit me uje te pijshem, Nuk ka probleme me
kullimin e rrugeve ne qytet dhe rreth qytetit pervec gnunbullimit te ujerave ne .hyrje te
rruges “Ludovik Saraci”. Ka shkeputje te herepashershme te energjise elektrike ne lagje te
qytetit.

II. Ne njesine administrative Rrethina:
Situata paraqitet normale. Mesimi vazhdon nonnalisht. Kopshtet dhe shkollat
gjithashtu funksionojne normalisht. Mungon energjia elektrike ne te gjitha fshatrat , dy
shtylla tensioni rrezikojne te shemben pasi gjenden mes shtratit te lumit Kir. Gjithashtu ka
shtylla te thyera dhe peme te thyera.
Prurjet e lumit Kir jane te medha dhe vazhdojne te shtohen.

ID. Ne n,jesine administrative Shosh:

Ne te gjithe fshatrat e njesise administrative Shosh nuk ka furnizim me energji
elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike.

IV. Ne njesine administrative Berdice:

Ne te gjitha fshatrat e njesise administrative Berdice mungon energjia elektrike.
Sh.koll.at, qendrat shendetesore jane ne funksion dhe nuk ka probleme. Ka furnizim te
rregullt me uje te pijshem, Ne aksin e rruges sere te Velipojes ka grumbullime ujerash.

V. Ne njesine administrative Guri i Zi:

Ne Nj.Ad. Guri Zi deri ne keto momente arsimi dhe administrata po punon
nonnalisht. Ka patur disa here nderprerje te vogla te energjise eletrike, por qe eshte rikthyer
pas pak minutash. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrence, toke
e cila eshte e pa k:ultivuar. Ka prezence te ujit ne aksin nacional Shkoder -Mjede, Ka shtim
te ujerave te Lumit Kir.

VI. Ne njesine administrative Postribe:

Ne te gjitha fshatrat e njesise administrative Postribe mungon energjia elektrike.
Shkollat, qendrat shendetesore jane ne funksion dhe nuk ka probleme. Prnrjet e Lumit Kil”
Jane ne rritje te vazhdueshme.

VII. Ne njesine administrative Dajç:

Ne Dajc furnizimi me energji elektrike mungon ne 11 fshatra qe nga ora 03:00 am.
SbkoJlat vazhdojn mesimin ne kusbte pak te sforcuara nga mungesa e energjise. Qendrat
shendetesore jane te hapura. Toke e permbytur kenete eshte afersisht 80 Hektar. Situata
paraqitet e njejte si me perpara.

VIII. Ne njesine administrative Velipoje:

Ne Njesine administrative Velipoje, mungon energjia elektrike ne te gjithe
terrtiorin, Te dy hidrovoret nuk jane ne pune, per shkak te mungeses se energjise, Nuk ka
toka te permbytura. Ka furnizim te rregullt me uje te pijshem. Ne shkolla dhe kopshte
vazhdon mesimi normalisht, Qendrat shendetesore funksionojne normal.

IX. Ne Njesine administrative Shale:

Ka reshje shiu dhe fryn shume ere. Femijet nuke kane :frekuentuar sot shkollen per shkak te
motit te keq. Mesuesit jane paraqitur ne shkolle, Qendra shendetesore eshte e mbyllur.
Personeli nuk eshte paraqitur ne pune. Nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka fumizim te
rregullt me uje te pijshem, Gjate nates lea patur reshje te pakta bore. Aksi i rruges eshte i
kalueshem, Sot makina dhe furgone kane kryer transport te pasagjereve. Ka vershime te
perrojve per shkak te reshjeve ne te gjithe njesine administrative Shale.

X. Ne njeslne administrative Ana e Malit:

Shtohet sip. nen uje ne Nj.Administrative Ana e Malit ne fshatin Muriqan. Fshati Obot nuk
ka problem.

XI. Ne njesine administrative Pult:

Ne te gjithe fshatrat e njesise administrative Pult nuk ka furnizim me energji
elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here