Rama tregon bisedën me Berishën në ’91 për ish-të përndjekurit: E dëgjuan të ndjerët…

0
1009

Pjesë e amendamenteve të propozuara nga PD për buxhetin 2018-të ishin edhe ish të përndjekurit, çka ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në foltoren e Kuvendit, Rama akuzoi ish-kryeministrin Berisha se kurrë nuk i ka dëmshpërblyer të përndjekurit.

E në këtë linjë, tregoi për të gjithë një bisedë të zhvilluar me Berishën në ‘91

“Më kujtohet takimi me Saliun në janar ‘91, më tha se unë bashkë me të ndejrin Kasem Trebeshina e Ardian Klosi donim të nxirrnim llumin nga burgjet, e kishte fjalën për të burgosurit”

Duke folur për të Rama tha se: “Ka qënë Sekretari i Partisë së Punës, Saliu të hidhet përpjetë, dy jetë ka, 25 vjet në Partinë e Punës që ia la Ramizi dhe 25 vjet në PD e mori nga Ramizi dhe ia la Ramizit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here