Friday, April 26, 2024
Home Kronika Bashkëpunimi ndërmjet dy policive sekuestron 218 kg drogë shqiptare

Bashkëpunimi ndërmjet dy policive sekuestron 218 kg drogë shqiptare

0
965

Autoritetet policore greke kanë sekuestruar dy ditët e fundit 218 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria.

Në rastin e parë, janë gjetur katër çanta me drogë në vendin e quajtur Mavropulos, fare afër Kakavijës. Çantat ishin fshehur në një zonë pyjore dhe brenda tyre kishte 48 pako me kanabis që pas peshimit rezultuan 104,5 kilogramë.

Sipas policisë greke ata e gjetën këtë sasi droge pas sinjalizimit nga homologët shqiptarë. Hetimet vazhdojnë në të dy anët e kufirit: në Shqipëri për të identifikuar dërguesit e drogës dhe në Greqi për personat apo personin që do të merrte në dorëzim drogën,

Në rastin dytë, policia ndaloi te enjten në aksin rrugor Janinë-Artë, një shtetas grek me moshë 29 vjeç. Brenda makinës së tij u gjetën 84 pako që përmbanin një sasi prej 113,5 kilogramë kanabis. Autoritetet greke po shqyrtojnë nëse edhe 29 vjeçari e kishte marrë drogën pranë Kakavijës, aty ku u gjet sasia tjetër prej 104, 5 kg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here