Friday, April 26, 2024
Home sociale Përmbytjet në Pukë, dëmtohet çatia e qendrës shëndetësore dhe e shkollës ‘Migjeni’

Përmbytjet në Pukë, dëmtohet çatia e qendrës shëndetësore dhe e shkollës ‘Migjeni’

0
761

 

Si pasojë e motit të keq është dëmtuar çatia e qendrës shëndetësore të Pukës, por siç sqaron ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur dëme brenda qendrës.

Po ashtu ministria thotë se shërbimi që ofrohet në Qendrën Shëndetësore është zhvendosur në ambientet brenda spitalit të Pukës, deri në riparimin e dëmeve të jashtme të kësaj qendre.

Po ashtu ministria tha se  Spitali i Pukës është në kushte normale insfrastrukturore dhe aspak i dëmtuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin ku shërbimi shëndetësor ofrohet normalisht.

Dëmtime janë raportuar edhe në catinë e shkollës 9 vjecare ‘Migjeni’, në të cilën zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi.

Dihet se situata nuk do përmirësohet deri mesditën e nersërme, ku reshjet do vijojnë me intensitet të lartë. Gjithashtu u raportua viktima e parë si pasojë e përmbytjeve, një elektricist 50 vjecar që po merrej me riparimin e një defekti në fshatin Kurjan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here