Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Diber, reshjet shembin dy banesa

Diber, reshjet shembin dy banesa

0
743

Policia e Dibrës njofton se për shkak të reshjeve të dendura janë dëmtuar dy banesa në fshatin Arap të Poshtëm në Dibër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia informoi sot ne mbremje

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në fshatin Arap i Poshtëm, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër, janë dëmtuar dy banesa, konkretisht :

Banesa e shtetasit A.Xh, i është shembur gjysma e banesës dykatëshe.

Banesa e shtetasit L.U, i është dëmtuar e gjithë çatia e banesës.

Si pasojë e dëmtimit të dy këtyre banesave nuk  ka asnjë person të dëmtuar.

Policia e Komisariatit Dibër, dhe Shtabi i Emergjencave Civile Dibër, ndodhen në vendim e ngjarjes, në ndihmë të banorëve në nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here