Permbytje, LSI kerkon shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme

0
888

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari tha se kjo duhet të kishte ndodhur që ditën e parë. 

Gjithashtu LSI shprehu vlerësim për pjesëtarët e forcave të armatosura, efektivët e policisë dhe në veçanti efektivët e ndërhyrjes së shpejtë që po përballojnë këtë situatë në terren.

“Qytetarët po përballen me një situatë të jashtëzakonshme ndaj të cilës ndihen të pafuqishëm dhe pa mbështetjen e duhur.

Hapi i parë do të ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësisë natyrore që do të thotë marrjen e plotë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë për përballimin e situatës, por edhe detyrimet që rrjedhin pas qetësimit të kësaj situate.

“LSI thotë se ka ngritur shtabet tona në çdo bashki të vendit për ndjekjen nga afër të situatës. Të gjithë deputetët dhe strukturat e LSI-së po ndjekin nga afër në terren situatën problematike dhe vështirësitë e qytetarëve, duke i adresuar në Shtabet e Emergjencës, duke ofruar mbështetje dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të vështirë.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here