Humb jeten 84 vjeçari K.Sula

0
1135

Bie nga ballkoni i katit te peste ne “Vasil Shanto”

Një 84 vjeçar gjeti vdekjen në mënyrë tragjike mëngjesin e së dieles në qytetin e Shkodres. Kasem Sula ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku jetonte, në tarracën e një dyqani, në lagjen “Vasil Shanto”, zona e njohur ndryshe tek “Sahati”. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes së marrë, duke mos i dhënë kohë familjareve dhe shërbimit të urgjencës t’i vijë në ndihmë. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, ndërsa policia lokale nisi hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë.  Nga informacionet paraprake të bëra publike prej uniformave blu mesohet se i moshuari jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se ai vuante nga problemet mendore. Mbetet ende e paqartë nëse 84 vjeçari është hedhur vetë, apo ka rënë nga kjo lartësi si pasojë e pakujdesisë, apo ndonjë problemi tjetër shendetesor. Grupi hetimor do të përpunojë edhe njëherë skemën e plotë të ngjarjes për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here