Sunday, April 28, 2024
Home Politikë Xhafaj: Bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin e organizuar

Xhafaj: Bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin e organizuar

0
678

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se për të luftuar krimin e organizuar duhet një bashkëpunim rajonal.

Në një konference me ekspertë në fushën e krimit, Xhafaj tha se duhet të krijohet një qendër e cila të ketë në fokus, luftën pa kufi ndaj krimit të organizuar.

Xhafaj: Reformimi i sistemit të policimit në komunitet do të na ndihmojmë të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e sigurisë.

Të gjitha janë pjesë e një programi unik, me një moto të vetme, tolerancë zero në luftën kundër krimit, nga institucione të forta dhe njerëz të fortë me integritet në shërbim të qytetarëve.

Këto nisma mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vettingun në radhën e gjyqtarëve dhe prokurorëve ku presim të shohim rezultatet e para të këtij procesi si dhe në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Çfardo nisme dhe sado iniciativë të ketë nga ana jonë rezultatet do të jenë larg në mungesë të një bashkëpunimi të frytshëm mes nesh këtu në rajon.

Kjo konferencë ekspertësh në fushën e krimit të organizuar është një mundësi e mirë për të gjetur alternativat me efikase për një përgjigje të përbashkët ndaj krimit të organizuar.

Krijimin e një qendre rajonale bashkëpunimi policor që përfshin vendet e Ballkanit por jo vetëm e cila të ketë në fokus, luftën pa kufi ndaj krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here