Rama me Mogherinin në Bruksel: Krenarë që vijmë me më shumë rezultate për integrimin

0
752

Kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në samitin e Brukselit, ka zhvilluar një takimin me Shefen e Politikave të Jashtme të BE, Frederica Mogherini.

Kjo e fundit në një deklaratë para mediave theksoi se ishte e lumtur që po diskutonte me kryeministrin Rama për integrimin e Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian.

“Është kënaqësi që të mirëpres serish kryeministrin Rama në një moment të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian. Shqipëria nën drejtimin e tij ka bërë një punë shumë të madhe veçanërisht sa i përket reformës në drejtësi, ne luftën kundër drogës dhe korrupsionit. Një punë që e mbështetshim dhe që nevojitet të vazhdojë dhe kjo është një punë që mund t’i hapë rrugën hapave të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Jam e lumtur ta diskutoj serish ketë me kryeministrin Rama në mënyrë që këto hapa të behën një opsion i vërtetet në fillim të vitit tjetër.”, tha Mogherini.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se ishte krenar që shkonte në Bruksel me shumë rezultate sa i takon plotësimit të kushteve për integrimit të vendit drejt BE, në mënyrë që të çelen sa më shpejt negociatat.

“Faleminderit dhe është një kënaqësi si gjithmonë që të vij t’iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here