Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Shorti/ Ja kush janë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Shorti/ Ja kush janë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

0
953

Mes debateve ka nisur hedhja e shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë shprehur qëndrimet e tyre të kundërta në lidhje me këtë proces.

Nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm dhe 1 zëvendësues

1-Besnik Imeraj

2-Altina Xhoxhaj

3-Vitore Tusha (zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë 

1-Artan Broci

2-Shkëlzen Selimi (zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1-Rovena Gashi

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

1-Gentjan Trenova

2-Fatjona Memçaj

Nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit 

1-

2-

Shorti për anëtarët e KED, Halimi: Rregullat nuk ndryshohen në mes të lojës

Sot hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës.

Halimi: Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor.

Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër

Ne kërkojmë që kjo cështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit.

Ndërsa Ulsi Manja tha se në respektim të kushtetutës Kuvendi ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Ulsi Manja: Kuvendi sot në respektim të kushtetutës ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Unë do të sugjeroja që debati politik, në fund të ditës duhet tia lerë vendin debatit kushtetues dhe ligjor.

Unë kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duan që mos humbim asnjë minutë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën dhe ti japim shqiptarëve atë drejtësi që duan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here