Sabri Vlinga, elektricisti nga Fieri që humbi jetën në krye të detyrës teksa mundohej të rikthente energjinë elektrike në zonë gjatë përmbytjeve në ditët e para të dhjetorit është nderuar me medalje nga kryeministri Edi Rama.
I pari i qeverisë ka pritur sot në Kryeministri vëllezërit dhe nënën e elektricistit të ndjerë të cilëve iu ka dorëzuar edhe medaljen e mirënjohjes.
Sakaq mësohet se OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj, premtim të cilin kryeministri ua ka përsëritur nënës dhe vëllezërve.
STATUSI I KRYEMINISTRIT
Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit 🙏
OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj.