Gjykata i bllokoi pasaportën Tahirit, Kryemadhi: Ankthi më i madh i Ramës

0
707

Pas vendimit që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për bllokimin e pasaportës dhe moslejimit të tij që të dalë jashtë vendit, vjen reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se qeveria po tenton që të ‘rrëmbejë’ kryeprokurorin pasi i trembet çështjes “Tahiri”.

“Rrëmbimi i prokurorit të përgjithshëm, mënyra arrogante që po tregohet nga maxhoranca, tregon frikën që ka për çështjen Tahiri. S’kam gjë personale me ata 7 emra. Ata mund të jenë më të mirë dhe se unë që flas. Problemi është tek përdorimi i dhunës politike, siç e treguan zgjedhjet e 25 qershorit. Çështja Tahiri është një nga çështjet që e frikëson dhe e mban në makth dhe ankth Ramën. Asnjë nga ne nuk e di se ça do vij më pas, vetëm ai e di. Ai e di se ça do ndodh, qoftë me trafikun e kanabisit, qoftë me implikimin e onturaxhit të tij në situata korruptive. Këto janë pasoja që çështja Tahiri e fut në një rreth të errët Ramën që e bën jo stabil politikisht dhe mendërisht”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here