Artur Zoto tërhiqet nga kërkesa për…

0
788

Ish- drejtori i burgjeve Artur Zoto është tërhequr nga kërkesa për të thirrur  për të dëshmuar në gjykatë ish- ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani .

Gjatë seancës së kësaj të enjte, gjykata administroi provat shkresore  të prokurorisë , ku mes të tjerave  ishin edhe praktika e tenderimit të 31 majit  të 2016 dhe procesverbale  të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike.

Gjatë shqyrtimit të provave të prokurorisë për herë të parë u bë publik edhe fakti që gjatë kontrollit të banesës së ish nëndrejtorit të burgjeve Iljaz Labi është gjetur edhe një armë pa leje.

Labi aktualisht është nën akuzë për korrupsion dhe armëmbatje pa pa leje, por njekoheshit ka fituar edhe statusin e bashkëpunëtorit të prokurorisë   në lidhje me akuzën e korrupsionit

Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të ” Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose  të të zgjedhurve vendor”, të kryer në bashkëpunim akuzë e cila nuk është pranuar nga Zoto.

Zoto ndodhet aktualisht i arrestuar pasi gjykata ka refuzuar disa here kerkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here