Filloi dhënia e shpërblimit për pensionistet, Staka: Përfitojnë 50 mije persona ne Qarkun e Shkodrës

0
1365

Dita e premte ka shënuar fillimin e ndarjes se shpërblimeve për pensionistet, qe u janë dhënë për festat e fundvitit. Pensionistet dhe invalidët e punës marrin nga 3000 leke te reja shpërblim, ndërsa ata qe trajtohen me ndihme ekonomike nga 2000 leke. Ne Qarkun e Shkodrës janë 50 mije persona qe trajtohen me skemën e pensioneve, qe përfitojnë, beri te ditur Drejtoresha Rajonale i Sigurimeve Shoqërore, Violeta Staka:

Staka thekson se janë krijuar kushtet qe te gjithë pensionistet ta tërheqin shpërblimin brenda datës 31 dhjetor:

Shpërblimin për festat e fundvitit e përfitojnë edhe ata te cilët e plotësojnë moshën e pensionit deri me datën 13 dhjetor, pavarësisht se akoma nuk i kane dorëzuar dokumentet:

Për dhënien e shpërblimeve, Sigurimet Shoqërore kane koordinuar punën me filialin e postes ne atë mënyrë qe posta te mos vihet aspak me vështirësi për shumat ditore qe shpërndanë, pasi paratë i xhirohen menjëherë nga llogaria e Institutit te Sigurimeve Shoqërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here