Friday, April 26, 2024
Home Politikë Zaganjori fshikullon qeverinë, sa herë ka zgjedhje, ikin 100 % e punonjësve...

Zaganjori fshikullon qeverinë, sa herë ka zgjedhje, ikin 100 % e punonjësve në dogana

0
1053

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori fshikulloi institucionet shtetërore lidhur me standardet e largimit nga puna të punonjësve.

Pjesë nga deklarata e kryetarit te Gjykates se Larte i ftuar në konferencen me titullin: “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe vlerësimi i efekteve të Reformës në Drejtësi”

Xhezair Zaganjori: Çështja e mungesës së efiçenës së sistemit gjyqësor është një nga problemet themelore që është debatuar prej vitesh dhe jemi kritikuar në vazhdimësi.

Për gjykimin administrativ ka vend për një debat dhe kërkim edhe më të thelluar. Ka ardhur koha të debatohet për cilësinë e vendimeve gjyqësore.

Shumë pak, pothuajse aspak bëhet debat për cilësinë e këtyre vendimeve. Në një kohë kur rastet janë të njëjta, zgjidhjet janë të ndryshme, lejohen subjektivizmat shpeshherë edhe ekstreme. 

Shumë pak bëhet debat lidhur me shkaqet. Pse kemi kaq shumë shkaqe? Dihet që në realitetin e shqiptar prodhohen jashtëzakonisht shumë konflikte.

Aktualisht Gjykata e lartë ka rreth 21-22 mijë çështjesh, një numër i jashtëzakonshëm. Një numër jashtëzakonisht shumë i madh dhe në gjykimin adiminstrativ.
Pse ka kaq shumë largime nga puna? Me mijëra njerëz largohen nga puna dhe të gjithë përplasen dyerve të gjykatave.

Organet shtetërore nuk respektojnë as standartet minimale, të respektojnë afatit dhe procedurën e largimit, ashtu siç e kërkon ligji.

Sa herë ka zgjedhje ka largime masive, me mijëra vetë detyrohen të shkojnë dyerve të gjykatave dhe të paguhen, fitojnë edhe të drejtën dhe për të njëjtën punë shteti paguan 2 apo ndoshta edhe 3 vetë. Pse në tatime e dogana pothuajse 100% largohen sa herë ka zgjedhje?

Njerëzit largohen dhe nga puna dhe sigurisht do të shkojnë drejt dyerve të gjykatave. Pse ka probleme me ushtarakët. Me mijëra ushtarakë largohen ga detyra, me mijëra dyerve të gjykatave sepse ka probleme me ligjin. Është ndryshuar ligji shumë shpesh dhe ka probleme.  Dhe çfarë kërkojnë? Një pension të parakohshëm për të vjetërsinë e shërbimit. Pse ka kaq shumë konflikte për pensionet? Kanë punuar gjithë jetën njerëzit dhe pastaj për mungesë të dokumentacionit në instituticione shtetërore ato sorollaten për vite të tëra dyerve të gjykatave për të marrë pensionin.

Dhe të gjitha këto përbëjnë atë që quhet Backlock-un e gjykatave, që janë probleme të ekzekutivit, pse jo të legjislativit për çështjen e pronave. Duke filluar nga viti 2004 ligji ka ndryshuar pothuajse çdo vit për arsye kryesisht elektorale dhe ende sot, po bëhen 30 vite, ne rropatemi gjykatave lidhur me çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronës.

Këtu u përmend se rreth gati 10% e çështjeve kanë filluar që të  zgjidhen brenda afatit. Unë do të thoja që këto janë çështje që janë zgjidh jo brenda afatit, por jashtë afatit.

Janë përshpejtuar. Unë kam 6000 çështje, si mund të respektohet afati i gjykimit 90 ditor me 3 gjyqtarë me Kolegj, përfshirë edhe veten?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here