Era e fortë dhe deti i dallgëzuar ka sjellë serish pezullim të punës në disa sektorë në portin e Durrësit.
Që prej dites së djeshme kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të anijeve tregëtare të tonazhit të ulet dhe mesëm.
Edhe nga dispeceria është marrë e njëjta masë për anijet e peshkimit.
Asnjë mjet lundrues i këtij sektori nuk është lejuar të dalë në det për gjueti për shkak të detit të dallgëzuar, forca e të cilit arrin deti në 5 ball. Pezullim të përkohshëm të punes ka dhe në sektorin e ngarkim shkarkimit dhe përpunimit të mallrave.
Të vetmet që nuk kanë hasur probleme për shkak të motit të paqëndrueshëm janë anijet e mëdha tregëtare dhe tragetet, të cilët vijojnë lundrimin në bazë të planifikimit ditor.
Edhe në Vlorë është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Kapiteneria ka urdhëruar të gjitha anijet e peshkimit të ankorohen në vendstrehime të sigurta.
Trageti Brindisi-Vlorë është nisur me vonesë dhe pritet të ankorohet rreth orës 14:00