Drogë në Durrës? Policia: Nuk është gjetur asnjë skaf, shoqërohen 8 persona

0
816

Policia e Durrësit ka dhënë sqarim lidhur ndalimin e tre makinave që dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike. Policia sqaron se në lagjen Nr. 15, Spitallë,  në afërsi të bregdetit  janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.

“Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane  Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli”, thotë policia.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues. Ndërkohë janë shoqëruar 8 persona dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Në lidhje me ngjarjen Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet  për sqarimin e situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here