Greqi, arrestohen dy shqiptarë për trafik droge

0
865

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar të dielën në afërsi të kufirit të gjelbër. Ata akuzohen për import, transport dhe posedim droge, me qëllim trafikimin, si dhe për hyrje të paligjshme në Greqi.

Shqiptarët e moshës 37 dhe 26 vjeç  u ndaluan ndërsa po ecnin me këmbë në vendin e quajtur Molivdoskepasto, pranë pikës së kalimit të kufirit Drymades. Ata mbanin të dy bashkë çantë udhëtimi brenda të cilës u gjetën 6 pako me 6,3 kilogramë kanabis.

Policia sekuestroi drogën si dhe një telefon celular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here