Skenari i protestës së opozitës, rrethimi i Parlamentit

0
989

PD dhe LSI do të protestojnë këtë të hënë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Protestuesit e thirrur nga PD dhe LSI do të jenë në hyrje të Parlamentit në orën 09:30, në një kohë që deputetët e maxhorancës do të jenë duke iu drejtuar sallës së seancave plenare.

Skenari i protestës i Partisë Demokratike parashikon një koordinim mes asaj që ndodh brenda dhe asaj që ndodh jashtë, sipas kanalit Report TV.

Seanca parlamentare do të nis në orën 10:00, ndërsa protesta e koordinuar mes PD dhe LSI-së është parashikuar të nis gjysmë ore më herët. Deputetët e PD dhe ata të LSI-së, do të alternohen për të qenë të pranishëm tek protestuesit jashtë sallës dhe do të marrin pjesë në diskutimet me maxhorancën brenda sallës së parlamentit – raporton kanali.

Kreu i PD, Basha, e ka konsideruar zgjedhjen e kryeprokurorit vetëm me votat e maxhorancës si akt që kap drejtësinë dhe do të destabilizojë sipas tyre vendin.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama me protesta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here