Arrestohet 40 vjeçari ne kerkim me qellim ekstradimi ne piken kufitare te Hanit te Hotit…

0
1250

 

Policia Kufitare arreston një shtetas në kërkim me qëllim ekstradimi

Me datë 18.12.2017, nga strukturat e Policisë Kufitare është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë i shtetasit malazez:

Aleksandar N, 40 vjeç, banues në Nikshiq , Mali i Zi

Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave” parashikuar nga neni 298 të Kodit Penal hungarez.

Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here