Arta Marku merr zyrtarisht detyren, Kryeprokurorja la Shkodren mengjesin e se martes

0
1921

Banesën e saj në qytetin e Shkodres në lagjen “Isa Boletini” e la në orën 08.20 minuta, pak pasi kishte kaluar orari zyrtar kur nisin punën institucionet shtetërore. E shoqëruar nga eskorta e prokurorisë së përgjithshme, në ditën e saj të parë si kryeprokurore Arta Marku udhëtoi menjeherë drejt Tiranës. Nuk u ndal në institucionin që ka punuar prej 15 vitesh për t’i përshendetur kolegët, pasi në orën 10.00 do të bënte zyrtarisht betimin në organin e akuzës.

Në kryeqytet mbërriti në orar në institucionin që do të jetë drejtuese e përkohshme dhe në hyrje shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Takimi mes saj dhe ish kryeprokurorit Llalla zgjati rreth 30 minuta, ku Marku u takua edhe me një pjesë të stafit. Pasi i dorëzoi çelësat e prokurorisë, Llalla u largua pa bërë komente, ashtu si edhe Marku. Edhe pse Llalles i mbaroi mandati që në 7 dhjetor, ai ka vijuar të qendrojë në detyrë, për të mos bllokuar funksionimin e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Arta Marku u zgjodh në këtë post vetëm me votat e mazhorancës, 69 të tilla, në një seancë të tensionuar, e ku nuk munguan përplasjet me opozitën. Në momentin e votimit në sallë nuk munguan tymuesit, flakadanet, vjedhjet e kartave, goditjet me kepuce apo dhe me karrige. 41-vjeçarja u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë. Arta Marku posedon një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here