Një ditë pas zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme vetëm me votat e mazhorancës, mes tymit dhe kaosit në Kuvend, kreu i partisë Demokratike ka shprehur qëndrimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se dje në Kuvend u konsumua një puc kushtetues.
I pyetur mbi deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilat dënuan dhunën në protestë dhe në sjelljen e deputetëve në Kuvend, kreu i PD-së tha se nuk komenton ambasadorët e huaj.
“Nuk kam ndërmend të ndryshoj rregullin tim për të mos komentuar ambasadorët e huaj. Dhuna e vetme nuk ishin tymueset, por shkelja e Kushtetutës, çfarëdo të thonë ambasadorët faktet janë ato që janë, të tjerat pastaj secili mund të thotë mendimin e tij për të cilin mban përgjegjësi”, u shpreh kryedemokrati Basha.