VETINGU, HAPET DOSJA E ARTA MARKUT, ZBULOHEN EDHE 56 EMRA TË TJERË

0
3787

Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur nga Parlamenti, mes tymit, përleshjeve dhe kaosit, po i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.

Zonja Marku është pjesë e një liste, e zbardhur nga Shqiptarja.com, me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen. Kontrolli i zonjës Marku nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit. Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër.

Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë. Përpos kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku, pjesë e listës është edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla, për të cilin opozita kërkoi që të qëndronte në detyrë deri në vitin 2019. Gjithashtu, shorti ka përcaktuar hapjen e dosjeve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të kryeinspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari.

Gjithashtu, pjesë e listës është edhe prokurori Ramadan Troci, i cili futi në burg Ardian Fullanin si dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Ashtu siç edhe paralajmëroi dy ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë, rezultatet e kontrollit të trefishtë, për të gjithë emrat, pritet të dalin shumë shpejt.
Disa ditë më parë, Shqiptarja.com publikoi edhe pasurinë e kryeprokurores së re. Duke iu referuar deklaratave të administruara nga ILDKP, Marku posedon një pasuri të zakonshme në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Gjithsesi, do të jenë organet e Vetingut ata që do të përcaktojnë ligjshmërinë e pasurisë së saj.

Dosjet

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Shkolla e Magjistraturës kanë çuar në Komisionin e Kualifikimit nga tre dosje për secilin gjyqtar dhe prokuror. Çdo dosje respektive përmban edhe rekomandimin e institucionit për gjyqtarin apo prokurorin.

ILDKP jep rekomandimin nëse e kalon apo jo testin e pasurisë, DSIK për lidhjet me krimin dhe rekomandimi i tretë jepet për aftësitë profesionale. Ndërkaq, anëtarët e Komisionit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.

Vendimet e komisionit, shkarkimi

Në bazë të shqyrtimit dhe analizimit të provave, Komisioni i Vlerësimi, në përfundim të procesit mund të vendosë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit apo prokurorit, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe shkarkimin nga detyra. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit jepet si masë nga komisioni kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisionit, nuk mund ta ushtrojnë detyrën, por mund të ankohen në Kolegjin e Apelimit. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji i Apelimit vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, ndryshimin e vendimit të Komisionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here