Saturday, May 11, 2024
Home Aktualitet Ambasadori Lu takim 30 minuta me Prokuroren e Përkohshme Arta Marku

Ambasadori Lu takim 30 minuta me Prokuroren e Përkohshme Arta Marku

0
820

 

Dy ditë pasi mori detyrën, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Takimi i Markut me Lu-në zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas këtij takimi pritet që Arta Marku të takojë vartësit e saj.

Një ditë më parë, ambasadori Lu takoi edhe Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, të cilët kundërshtuan me forcë zgjedhjen e Arta Markut. Gjatë seancës parlamentare të votimit, PD dhe LSI zhvilloi edhe një protestë, ku nuk munguan edhe përleshjet e protestuesve me policinë. Ndërsa në ambientet e parlamentit deputetët e opozitës hodhën edhe tymuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here