Sunday, June 16, 2024
Home Politikë Byroja e Kuvendit vendos të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e...

Byroja e Kuvendit vendos të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e opozitës

0
731

Katër ditë pas protestës së opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit,  Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e opozitës.

Mbledhja e Mbyrosë ka nisur në orën 10:00 dhe po shqyrton kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Mbledhja ka nisur me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Hysenaj: Mendoni ju që nëpërmjet akteve dhe hedhjes së objekteve, jeni në përputhje me betimin që thoni

Kryemadhi: Ju zoti Hysenaj nuk e keni kuptuar se cdo të thotë betim, por po jua lexoj edhe njëherë. Betohemi me nderin se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete e këtij populli në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë . Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha kushtet e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popullit time nuk është droga dhe krimi i organizuar.

Kjo kërkesë lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017, ku u votua Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Ndërkohë prokuroria e Tiranes ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 10 deputetëve. Ata akuzohen për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit, në seancën e votimit të kryeprokurores së përkohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here