Dy plumba mbi kolegun, çfarë ndodhi mes policëve në Dibër? Sherri në makinë (Detaje)

0
1802

Një punonjës i policisë së Dibrës është vrarë nga kolegu i tij, me të cilin ishte edhe mik ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në mbrëmje, rreth orës 19:00 pranë Peshkopisë, ku mbeti i plagosur fillimisht dhe më pas humbi jetën për shkak të plagëve, 51-vjeçari Ardian Roçi, me detyrë Specialist i IT, punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Mësohet se ka qenë kolegu i tij, 55-vjeçari Naim Muliu që ka marrë përsipër krimin.

Dy kolegët kanë qenë një natë para krimit dhe kanë ngrënë darkë në Peshkopi, kjo pasi ishin shokë të ngushtë. Ndërsa dje janë nisur dhe kanë ngrënë një drekë në Dibër të Madhe në Maqedoni.

Deri në doganë kanë shkuar me një makinë të policisë. Në doganë e kanë lënë dhe ka ardhur i ka marrë një mjet tjetër dhe i kanë dërguar në Dibër të Madhe në Maqedoni. Sipas dëshmive dy punonjësit e policisë kanë qëndruar në lokal në Dibër të Madhe për 3 orë ku kanë konsumuar edhe alkool.

Pas drekës ata janë kthyer në doganën e Bllatës ku kanë marrë sërish makinën e policisë. Kanë bërë rreth 5 km rrugë, kanë debatuar dhe Naim Muliu ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar dy herë kolegun.

Pasi e ka qëlluar e ka çuar vetë në spitalin e Peshkopisë. E ka lënë në korridor të spitalit dhe është dorëzuar në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here