Vota e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, Meta shpërthen kundër Ramës: Nuk u konsultove

0
1246

Shqipëria votoi dje kundër propozimit për mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Pas votës kundër, në Tiranë shpërthyen kritikat kryesisht nga opozita, për votën kundër SHBA-së. Nga ana e saj qeveria reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme e cila u shpreh se qëndrimi është i njëjtë me atë të vendeve të BE-së.

Panorama i kërkoi sot Presidencës një qëndrim lidhur me votën e Tiranës zyrtare dje në OKB. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi, i pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se: Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.

Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here