Lufta e re mafioze që po krijon trafiku i drogës nga Shqipëria

0
1243

E përditshmja italiane “Il Fato Quotidiano” ka publikuar një artikull në lidhje me impaktin që ka pasur trafiku i drogës me kanet shqiptare në shtimin e vrasjeve në Itali.

 

Shumica e vrasjeve në rajonin e Foggias, në vitin që po lëmë pas, ka ndodhur pas përzierjes me klanet shqiptare.

Koloneli Marco Aquilio tha se trafiku i lëndëve narkotike me Shqipërinë ka krijuar një luftë të re mafioze në këtë rajon.

EUROPOL bën me dije se shqiptarët po fuqizohen gjithmonë e më shumë si dhe po krijojnë bazat e tyre në shtete të ndryshme të vendeve anëtare.

“Për shkak të afërsisë me bregdetin shqiptar, italianët po ngjiten më në veri, drejt Foggias, ku kontrolli i territorit nga forcat e rendit është më i vështirë,” tregon koloneli

Por, paratë që po vërshojnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë një numër të madh përleshjesh e viktimash, shkruan “Il Fato Quotidiano”.

“Ai po shfrytëzohet si një portë drejt Europës. Interesat e lidhura me trafikun ndërkombëtar kanë nxitur orekset e grupeve të tjera kriminale, gjë që i ka hapur rrugën një përplasjeje bandash”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here