Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Ndërron jetë i riu shkodran, ishte prej 7 ditësh në koma në...

Ndërron jetë i riu shkodran, ishte prej 7 ditësh në koma në Marsejë

0
1728

Ka ndërruar jetë 23­vjeçari nga Shkodra Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në koma në Marsejë të Francës.

I riu nga Shkodra ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi mjekët vendosën t’i hiqnin aparaturat që e mbanin gjallë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se i riu ka tentuar të vetëvritet duke u varur në litar dhe për pasojë përfundoi në koma.

Sipas deklaratës, 23 vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke u vetëvarur gjatë qëndrimin në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Faqja “Press Independent” që ka njoftuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të të riut, shkruan se Beqiraj ndërroi jetë pasi doktorët e Spitalit Nord të Marsejës i hoqën tubat e oksigjenit dhe se ky veprim është kryer pa marrë lejen e babait të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here