Pas protestes per Florencin, reagon ambasada e Francës

0
3258

Ndërsa shoqëria civile e mbështetur nga shumë qytetarë zgjodhi të protestonte sot para Kryeministrisë e ambasadës franceze, për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë, vjen edhe reagimi i ambasadës.

 

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada franceze shpreh ngushëllimet për familjen e Florencit dhe shton se ngjarja është nën hetim.

Ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë që do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar, i cili dyshohet se u dhunua në kamp, e ra në gjendje kome.

Reagimi i plotë ambasadës së Francës në Tiranë
“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here