Presidenti Meta ngushellon familjen Beqiri, Ne Shkoder keshilltaret: Do punojme per te verteten

0
1602

Në emer të presidentit të Republikës Ilir Meta  vizituan familjen e Florenc Beqirit dhe përcollen dy mesazhe të drejtëpërdrejta. Këshilltari i kreut të shtetit Ylli Asllani dhe zëdhënësi Tedi Blushi bashkë me ngushëllimin ndaj familjes për humbjen e djalit, premtuan se me nderhyrjen e presidentit Meta do të bëhet e pamundura që trupi i pajete të sillet sa më shpejt në Shqipëri dhe paralelisht të zbardhet e verteta e asaj që ka ndodhur në burgun Francez.

 

Nëna e Florencit dhe e motra, treguan komunikimet e fundit më të riun dhe ripërseriten qëndrimin e tyre, se djalin ja vranë.

 

Në dalje zëdhënësi Blushi theksoi edhe njëherë qëndrimin e presidentit, por nuk harroj të shtoje se bashke me autoritetet e tjera Shqiptare e Franceze do të punohet që kjo jetë e prerë në mes, të mos mbesë një vdekje e mistershme.

Ende nuk ka një afat se kur do të sillet trupi i pajete i 23 vjeçarit Beqiri, familja e të cilit prej dy ditësh ka hapur dyert e mortit dhe mes dhimbjes kërkon të vertetën e asaj që ndodhi në shtetin Francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here