Liderët botërorë urojnë Krishtlindjen, thirrje për paqe dhe unitet

0
666

Thirrjet për unitet, falje, paqe dhe falënderime kanë qenë urimet me përmbajtje thuajse të njëjtë në mesazhet e Krishtlindjeve të këtij fundviti nga liderë të ndryshëm politik dhe fetarë në mbarë botën. Mesazhet dukej se ishin më tepër reflektime, duke nisur që nga ngjarjet tronditëse dhe sulmet terroriste të vitit e deri në krizën më të keqe të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Liderët e shteteve dërguan mesazhe të shpresës dhe paqes.

Politikanët dhe liderët botërorë kanë dërguar mesazhe urimi për Krishtlindjet në mbarë botën, ku konteksti i tyre ka qënë pothuajse i njëjtë.

Thirrjet për paqe, bashkëjetese dhe unitet kanë mbizotëruar pothuajse në të gjitha mesazhet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump mori pjesë në meshën në vigjilje të Krishtlindjeve në kishën e Palm Beach, në Florida i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melanie.

Presidenti Trump, drejtoi një mesazh për trupat amerikane jashtë vendit duke thënë “ne po fitojmë”.

Ai iu drejtua anëtarëve të Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Gardës Bregdetare, të vendosur në Katar, Kuvajt, Guantanamo dhe Kubë se ata janë njerëzit më të mëdhenj në tokë dhe që falë tyre, vendi po lufton kundër terrorizmit.

Ndërkohë, duke iu referuar vlerave dhe trashëgimisë së krishtere në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministrja britanike Theresa May bëri thirrje për unitet duke falënderuar forcat e armatosura, shërbimet emergjente, punëtorët e ndihmës së shpejtë dhe vullnetarët që punojnë edhe gjatë Krishtlindjeve.

“Ndërsa ne festojmë lindjen e Krishtit, le të festojmë të gjitha ato akte vetëmohuese dhe shumë të tjera që i përkufizojnë vlerat që ne ndajmë: Vlerat e krishtera të dashurisë, shërbimit dhe dhembshurisë që përjetojmë çdo ditë në vendin tonë nga njerëz të të gjitha besimeve”.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel po i kalon Krishtlindjet me bashkëshortin e saj, Joahim Zauer në alpet e Zvicrës.

Skijimi në Zvicër është bërë tashmë traditë për kancelaren, shkruan gjermanja “Bild” duke nënvizuar se prej disa vite kancelarja qëndron në një hotel me katër yje në afërsi të Saint Moritz, ku dhe prej andej duket se nuk i ka braktisur aktivitetet shtetërore.

Merkel ka biseduar me presidentin rus, rus Vladimir Putin dhe me atë francez Emmanuel Macron, shkruan Bild në artikullin e saj.

Presidenti i Francës, Emannuel Macron ka vendosur të dërgojë një mesazh urimi modest përmes llogarisë së tij në Twitter, ku uron në emër të tij dhe të zonjës së parë, Brigitte të gjithë qytetarët francezë.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe pushime të mbara” ka uruar Macron.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duke i kërkuar të krishterëve të vizitojnë Izraelin, uroi Krishtlindje të gëzuara për të gjithë qytetarët e krishterë të Izraelit dhe për gjithë miqtë e krishterë anembanë botës.

“Është një kënaqësi për mua, në prag të Krishtlindjeve të jem këtu, duke qëndruar në Jeruzalem, në qytetin e shenjtë. Unë jam krenar që Izraeli është një vend ku të krishterët, jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë! Sepse ne besojmë në këtë miqësi mes njerëzve”, tha Netanjahu në urimin e tij.

Ndërsa Presidenti iranian Hassan Rouhani shprehu një mesazh urimi për të krishterët më 24 dhjetor dhe foli për bashkëpunim dhe paqe mes kombeve.

Ai tha se shpresonte që përmes përpjekjeve dhe bashkëpunimit mes vendeve të botës, do të të rivendoset paqja dhe sigurie.

“Le të të eliminojmë diskriminimin dhe çrrënjosjen e terrorizmit në të gjithë globin”, uroi Rouhani.

Të gjitha mesazhet e urimit për Krishtlindje dukej se ishin më tepër reflektime, duke nisur që nga ngjarjet tronditëse dhe sulmet terroriste të vitit e deri në krizën më të keqe të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Liderët e shteteve dërguan mesazhe të shpresës dhe paqes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here