Vdekja e Florencit, deputeti i PD: Ja ku duhet kërkuar shkaku…

0
1582

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në Facebook, një ditë pas protestës nga qytetarët dhe shoqëria civile para Kryeministrisë dhe ambasadës franceze për vdekjen e 23-vjecarit në Francë Florenc Beqiri si dhe protestën në Shkodër, ku u dogj flamuri francez në shenjë revolte.

 

 

Tritan Shehu thotë se duhet të digjen fotot e Kryeministrit dhe ministrave dhe jo flamuri i Francës. Sipas tij shkaku për vdekjen e Florencit duhet kërkuar tek gjendja e rëndë ekonomike si dhe humbja e shpresës për të ardhmen si pasojë e keqqeverisjes.

Statusi i plotë:
Duhen djegur fotot e Kryeministrit e Ministrave tane, jo Flamuri i Frances Mike e Demokratike!
Nje ngushellim i thelle per humbjen e jetes se re te Florencit!
Shkaku duhet kerkuar te gjendja e rende ekonomike e sociale ne vend, te humbja e shpreses per te ardhmen.
Jane me qindra mijra pjese e ketij eksodi masiv shqiptar, me shume se ne fillim te viteve 90-te.
Shkaku eshte keq qeverisja ne Shqiperi, korrupsioni, droga e krimi qe mbulojne vendin.
Nqs ne France dikush ka vepruar ne kundershtim me ligjin apo te drejtat universale, pa asnje dyshim e verteta do te zbardhet.
Fatkeqesisht kjo rendom nuk ndodh te ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here