Ish-ministri Tahiri uron festat pas daljes nga gjykata: “Gezuar,gezuar te gjitheve”

0
833

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë i qeshur nga Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda pasi ka marrë në dorë pasaportën e tij, e cila i ishte bllokuar me herët në kuadër të hetimeve për çështjen “Habilaj” dhe atë “Sota”. Ditën e sotme, Apeli vendosi të shfuqizojë vendimin për bllokimin e pasaportës së Tahirit, duke iu rikthyer atë.

 

Më ketë vendim të Apelit, ish-ministri i Brendshëm mund të dalë jashtë vendit.

Teksa ka lënë ambientet e Gjykatës, Saimir Tahiri ka zgjedhur të mos flasë për gazetarët, por vetë u ka uruar festat e fundvitit.

Nisur nga vendimi i Apelit, gazetarët e kanë pyetur nëse do të dalë jashtë Shqipërisë tashmë që mori pasaportën, por ish-ministri është larguar duke thënë “Gëzuar, gëzuar të gjithëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here